Mediat gjermane: Vëllai i boksierit Besar Nimani, Berat Nimani është dorëzuar në në Polici

TË FUNDIT

Mediat gjermane raportojnë se është dorëzuar në polici Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë Besar Nimani. Lajmin e kanë publikuar mediat gjermane. Sipas raportimeve, ai është dorëzuar këtë të premten, bashkë me avokatin e tij.

Ai pritet të dalë sot para Gjykatës. Sipas mediave gjermane, Berat Nimani dyshohet për plagosjen e katër personave jashtë objektit të gjykatës, në ditën kur nisi gjykimi për vrasjen e vëllait të tij. Pas të shtënave para Gjykatës Rajonale të Bielefeld të mërkurën, policia e shpalli në kërkim me fotografi.

Berati është vëllai i boksierit Besar Nimani, i cili u qëllua për vdekje në vitin 2024. Avokati i tij e kishte njoftuar tashmë hapin e dorëzimit.

Ndryshe, rreth orës 13:40 të së mërkurës, katër persona u qëlluan, disa të plagosur rëndë, pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit: dy 25-vjeçarë, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar.