Sulm masiv ndaj Moskës! Ukraina sulmoi kryeqendrës ruse me 862 dronë

TË FUNDIT

Kryetari i Moskës, Sergej Sobjanin, deklaroi mëngjesin e sotëm se gjatë natës është tentuar një sulm me dronë ukrainas ndaj kryeqytetit rus, të cilin e cilësoi si një nga sulmet më masive të këtij viti.

Sipas Sobjaninit, nga mbrëmja e kaluar deri në mëngjes, drejt rajonit të Moskës janë dërguar 862 dronë pa pilot.

Forcat ruse të mbrojtjes ajrore kanë neutralizuar shumicën e dronëve që i janë afruar rajonit, ndërsa 170 prej tyre janë rrëzuar gjatë afrimit drejt kryeqytetit rus, raportojnë mediat ruse.

Sulmi i mëparshëm i madh me dronë ndaj Moskës ishte regjistruar natën mes 28 dhe 29 tetorit, kur, sipas raportimeve, ishin dërguar rreth 613 dronë.

Duke komentuar sulmin e fundit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është „e pazakontë“ që Kievi tentoi të sulmojë Moskën me dronë në kohën kur po mbahej samiti Rusi-Afrikë.

Ndërkaq, një tjetër sulm i madh me dronë ndaj kryeqytetit rus ishte regjistruar natën mes 19 dhe 20 shtatorit. Sipas njoftimit të autoriteteve ushtarake ruse, atëherë ishin shkatërruar rreth 1.600 dronë, prej të cilëve 450 dyshohet se ishin drejtuar drejt Moskës.