Aktori Agan Asllani njofton për vdekjen e vëllait, Berati nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti me motoçikletë

TË FUNDIT

Ka ndërruar jetë Berat Asllani nga Mitrovica, i cili disa ditë më parë ishte aksidentuar me motoçikletë në këtë qytet.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, aktori i njohur Agan Asllani, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

Familja ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojë me kohë.