Më shumë se 50 persona u lënduan në protestat e mbrëmshme në Bjellorusi, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e Bjellorusisë.
“Mbrëmë 51 persona u lënduan dhe u pranuan në qendrat e urgjencës dhe spitalet në Bjellorusi, ndërsa të gjithëve iu dha ndihma e plotë mjekësore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë e Bjellorusisë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Bjellorusisë kumtoi se më shumë se 1.000 persona janë arrestuar në lidhje me demonstratat e mbrëmshme.
“Gjatë natës së 11-të gushtit dhe në orët e mëngjesit të 12-të gushtit, janë regjistruar tubime joligjore të qytetarëve në 25 lokacione. Më shumë se një mijë persona që morën pjesë në demonstrata masive joligjore janë ndaluar dhe arrestuar”, thuhet në kumtesën e Policisë.
Trupat hetues kanë ngritur 17 kallëzime penale ndaj personave të përfshirë në sulmet ndaj pjesëtarëve të policisë, shtohet më tej në kumtesë.
