Mbi 6.500 të vdekur nga COVID-19 në Francë

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në Francë janë regjistruar 588 raste të reja të vdekjes nga Kovid-19, me çka numri i viktimave është rritur në më shumë se 6.500.

Rreth 83 për qind e viktimave janë të moshës më të moshuar se 70 vjeç.

Në shtëpitë për kujdes të personave të moshuar dhe të pafuqishëm numri i viktimave ka arritur në 1,416 që nga fillimi i epidemisë, me çka numri i përgjithshëm arrin 6.507. Njëkohësisht në 3.000 shtëpi të tilla janë konfirmuar 17.800 persona të infektuar me Kovid-19.

Numri i personave të cilët janë pranuar në kujdes intensiv është më i vogël në krahasim me ditët paraprake, vetëm 263 pacientë, në krahasim me 382 gjatë ditës së djeshme.

Deri më tani janë shëruar 14.000 persona, gjegjësisht 1.580 kanë dalë nga spitali në 24 orët e fundit.

Për momentin në spitalet nga Kovid-19 ka edhe 27.432 persona, prej tyre 6.662 janë në kujdes intensiv, gjegjësisht 641 më shumë se dje, Prej tyre 35 për qind janë nën moshën 60 vjeçare. Përveç kësaj, 93 persona të pranuar në kujdes intensiv janë nën moshën 30 vjeçare.

në orët e hershme të mbrëmjes, ministri i Punëve të Brendshme, krostof Kastaner e konfirmoi rëndësinë që të respektohet masa për lëvizje të kufizuar për “të shpëtuar jetë” kundër pandemisë me “Kovid-19”./MIA