Të punësuarit në Radiotelevizionin kombëtar shtetëror të Bjellorusisë pohojnë se më shumë se 200 njerëz për momentin marrin pjesë në grevë, transmeton TASS.
“Mbi 200 njerëz iu bashkëngjitën kërkesave tona. Ata bëjnë grevë në vendin e tyre të punës”, ka thënë njëri prej grevistëve, që u konfirmua edhe nga kolegët e tij të tjerë.
Sipas tyre, udhëheqësia e kompanisë televizive dhe radiodifuzive nuk e mbështetën grevën.
Paraprakisht, ministri bjellorus i Informacioneve, Igor Lucki deklaroi se televizioni shtetëror i Bjellorusisë punon normal. Deklaratën e dha pas informacioneve se televizioni shtetëror bjellorus i është bashkuar grevës së përgjithshme të organizuar për mbështetje të demonstruesve.
Në të njëjtën kohë të punësuarit në kompaninë “Belteleradio” pohojnë se në vijim është grevë se televizioni Bjellorusia-1 për momentin po emeton një program të vjetër.
