Nga 7.064 teste të bëra të refugjatëve dhe emigrantëve gjatë akomodimit të tyre në kapin e ri të përkohshëm Kara Tepe në Lezbos, në periudhën nga 12 deri më 20 shtator, janë konfirmuar 234 raste pozitive me Kovid-19, ndërsa janë testuar edhe 40 të punësuar në organizata joqeveritare dhe 120 policë, rezultate e të cilëve janë negativë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Organizata Kombëtare për Shëndet Publik të Greqisë kumtuan se nga rastet pozitive të refugjatëve dhe emigrantëve, 52,7 për qind janë burra, ndërsa mosha e tyre mesatare është 24 vjeç.
Paralelisht, sipas mediave greke, janë konfirmuar edhe të paktën tetë raste me Kovid-19 në Sveta Gorë, ndërsa manastiri konkret menjëherë është vendosur në karantinë.
Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios pecasi, në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke folur për pandeminë, tha se Greqia edhe më tej ka pasqyrë më të mirë epidemiologjike në krahasim me vendet e e tjera, por megjithatë, në periudhën e kaluar ka rritje të numrit të rasteve, por theksoi se gjendja është shqetësuese në rajonin më të gjerë të Athinë.
