MASH ia merr kompetencat Komunës së Tetovës, Kasami: Kjo është hakmarrje politike

TË FUNDIT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ia morri kompetencat Komunës së Tetovës për shkak shkarkimit të drejtorit të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”. Sipas ministrisë shkarkimi është bërë  në mënyrë të paligjshme.

“Është konstatuar se Kryetari i Komunës së Tetovës ka shkarkuar drejtorin pa procedurë të zhvilluar paraprake në përputhje me ligjin dhe ka emëruar ushtrues detyre. Është konstatuar se Aktvendimi për shkarkimin e drejtorit ende nuk është anuluar, ndërsa funksionin ushtrues detyre ende e ushtron drejtori i ri i emëruar. Kryerjen e punëve në pajtim me Ligjin e merr Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në emër dhe llogari të komunës në kohëzgjatje prej 12 muajve.”- thonë nga Ministria Arsimit.

Por kryetari  I komunës së Tetovës Bilall Kasami me një konferencë ka reaguar duke thënë se ai njoftimin e ka marr nga ana e mediumeve se me këtë mënyrë BDI edhe Artan Grubi mundohet tu hakmerret tetovarëve, sipas Kasamit drejtoreshën e ka shkarkuar këshilli shkollës edhe jo ai.

 “Në këtë rast vlen të theksohet ironia e skajshme e Ministrisë e cila nuk merret me keqpërdorimet financiare të cilët dëmtojnë buxhetin e taksapaguesve, por ajo e ka parë të arsyeshme që t’i merren kompetencat  komunës së Tetovës  dhe t’i mundësohet ish drejtoreshës të vazhdojë me keqpërdorimet e tjera. Ky vendim nuk ka se si të llogaritet ndryshe, përveç vendim i politikave hakmarrëse kundër komunës të Tetovës,  vetëm e vetëm se kjo komunë nuk menaxhohet nga pushteti aktual.”- deklaroi Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës.

Muaj më parë drejtoresha e gjimnazit të Tetovës Teuta Lalla deklaroi  se nga komuna i kanë thënë të japë dorëheqje, ndërsa nga komuna e mohuan një gjë të tillë.

Ndryshe komunës për shkollën në fjalë i merren kompetencat për 12 muaj.