Mario Mitaj: Duam pikë në ndeshjen me Kroacinë

TË FUNDIT

Në një konferencë për media, Mario Mitaj tha se kanë harruar shijen e hidhur nga ndeshja që patën me Italinë dhe siç theksoi janë të fokusuar në ndeshjen e radhës që do të jetë me Kroacinë që shpresojnë që kësaj radhe do të marrin edhe pikë.

Mitaj tha se grupi është gati dhe se ndeshja e radhës do të jetë më e mirë se e ajo e para.

“Besoj se në përgjithësi të gjithë lojtarët luftojnë të luajnë sa më mirë për Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja e Asani, që luftojnë shumë e kanë një goditje fantastike, por jemi një shtet i vogël, me këtë grup lojtarësh dhe duhet të japim maksimumin tonë, por mendoj se një lojtar që mund të bëjë mirë është Broja. E kemi harruar shijen e hidhur që na la Italia. Tani kemi filluar të përgatitemi sa më shumë për Kroacinë, duam pikë. Grupi është gati dhe tashmë kërkojnë të bëjmë një ndeshje shumë më të mirë se ajo e para”, u shpreh Mitaj.