Është i vjetër mbi 1 milion vite! Llogaritet si liqeni më i vjetër në Evropë. Liqeni i Ohrit sot ka ditën e tij, 21 qershorin, kur edhe zyrtarisht hapet sezoni turistik. Kjo korrespondoi edhe kohën kur në liqen po bëhen kërkime arkeologjike. Shkencëtaret janë të mahnitur tregojnë se si këto ujëra ruajnë një trashëgimi arkeologjike shumë të vlefshme.
“Qëllimi kryesor nga pikëpamja arkeologjike është përcaktimi i vjetërisë, që kur daton vendbanimi më i vjetër i shtyllave në liqenin e Ohrit, i cili është më i riu dhe mund të themi se gjetjet më të vjetra të zbuluara deri më tani datojnë që nga viti 500 p.e.s. dhe më të rejat nga viti 800 ose 700 p.e.s”- tha Albert Hafren, Profesor I Universitetit të Bernit.
Ekipi ndërkombëtar i arkeologëve, nën udhëheqjen e Universitetit të Bernit, kanë punuar në lokalitetin e Vërbnikut, për dy vjet janë duke kryer hulumtime.
“Dy vitet e fundit kërkimet në lokalitetin Vërbnik po realizohen në kuadër të punëve vjetore të aerologëve në RMV dhe më vjen mirë që e morëm nën udhëheqje dhe mbikëqyrjen për këtë lokalitet nënujorë, këtë vit në kuadër të kërkimeve arkeologjike po zhvillohen edhe kërkime interdispilare”- tha Sllavica Babanova, Drejtoresh E Muzeut Aerologjik Në RMV.
Po krahas pasurisë natyrore e arkeologjike,problemet e liqenit të Ohrit janë të shumta. Në 30 vitet e fundit në këtë liqen derdhen edhe ujërat e zaza, janë bërë ndërtime pa leje, janë uzurpuar plazhet edhe përkundër rekomandimeve të UNESKO-s që të ruhen vlerat dhe autenticiteti i këtij liqeni. Nga organizata “Front 21/42” thonë se liqeni dalëngadalë po shkatërrohet
“Ne emër te “zhvillimi” theksi mbetet tek urbanizimi dhe ajo pak nga bregu i liqenit që ka mbetur i paprekur, tani nën etiketën “urbanizim i kontrolluar” që është “në përputhje me Planin e Menaxhimit me Rajonin e Ohrit”, miratohen ligjet e mbrojtjes të cilat në thelb ofrojnë bazë për shkatërrim të mëtejshëm, si ai për moçalin Stunçishta, për legalizimin e ndërtimeve pa leje.- thanë nga Organizata “Front 21/42”
Këto ditë ka rënë niveli i ujit në shumë liqe dhe lumenj të vendit. Nga drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se për dy centimetra është zvogëluar niveli i Liqenit të Dojranit, ndërsa për 1 i Liqenit të Ohrit. Megjithatë, niveli i Liqenit të Dojranit është 2,56 metra më i lartë se mesatarja më shumëvjeçare për qershorin. Për dallim prej tij, nivelet e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës janë më të ulëta se mesatare edhe atë për dy centimetra tek Liqeni i Ohrit dhe për 1,86 metra tek Liqeni i Prespës.
