Ledri publikon këngën “Amerikana”

TË FUNDIT

Rep-artisti, Ledri Vula ka publikuar sonte projektin e ri muzikor.

”Amerikana”, mban titullin kënga e re e Ledrit, e shoqëruar me videoklip.

Kënga është punuar nga BigBang (REDBOX Entertainment), ndërsa tekstin si gjithmonë e ka shkruar vet reperi.

Për anën vizuele është përkujdesur produksioni “Sekuencë”.

“Amerikana” vjen pas “Ça bone”, të cilën Ledri e solli rreth dy muaj më parë në bashkëpunim me reperët, Lumi B e Gjiko.

Ky projekt numëron mbi 3 milionë klikime në Youtube.