Komuna e Tetovës filloi largimin e kioskave që gjenden në afërsi të bulevardit “Iliria”. Nga inspektorati komunal akuzuan SPB Tetovë, se nuk po nuk asiston në aksione të këtilla.
“Ne para 10 ditëve kërkuam asistencë nga policia në kuadër të aksioneve që i bëjmë nga hapësirat e qytetit, por policia na dërgoi ditën e premte në ora 15 e 50, që të mos kemi mundësi as tu japim përgjigje, se nuk do të kenë mundësi të vijnë të na asistojnë. Që rasti të jetë edhe më absurd thanë se nuk mund të vijnë të asistojnë për çështje sigurie.”- deklaroi Sadat Sulejmani – shef inspektoratit komunal Tetovë.
Nga SPB Tetovë thonë se akuzuat e komunës janë të pa baza.
“SPB Tetovë në mënyrë kategorike hedh poshtë si të pavërteta dhe tendencioze akuzat e komunës së Tetovës, se me qëllim është refuzuar asistenca policore për ditën e sotëm dhe të nesërme, e për çka është dërguar edhe kërkesë. Në takimin e mbajtur në datë 20 të këtij muaji iu është shpjeguar se përse SPB Tetovë nuk mund të asistoj, e që ka të bëj me shumë aktivitete të planifikuara për këtë muaj andaj dhe është kërkuar që të shtyhet për një muaj procedura e largimit të barakave” u përgjigjën nga – SPB Tetovë.
Kjo nuk është hera e para që komunë Tetovës akuzon SPB Tetovë se në mënyrë të qëllimshme nuk asiston, madje edhe vetë Kasami ka akuzuar policinë se kaosi në komunikacion shkaktohet në mënyrë të qëllimshme.
