Të shtunën, më 5 shtator, në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinsektimi ajror kundër larvave të mushkonjave në territorin e Qytetit të Shkupit, njoftojnë autoritetet e qytetit.
Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatja do të realizohet ditën e parë pasuese kur kushtet të jenë të përshtatshme, në të njëjtin orar.
Nga Qyteti i Shkupit u bëhet thirrje bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.
