Nxënësit e klasës së katërt në Aerodrom marrin edhe këtë vit tableta, 30 të parat ua dorëzuan ministrja dhe kryetari i komunës

TË FUNDIT

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, sot ndanë simbolikisht rreth 30 tableta për nxënësit e klasës së katërt në SHFK “Ljuben Lape”.

Tabletat janë pjesë e një donacioni prej gjithsej 850 pajisjesh, të cilat do t’u shpërndahen të gjithë nxënësve të klasës së katërt në territorin e Aerodromit. Sipas Miteskit, kjo masë zbatohet për të pestin vit radhazi, ndërsa nga nesër do të nisë edhe shpërndarja e uniformave shkollore falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore në komunë.

Janevska tha se pajisjet digjitale duhet të përdoren për qëllime arsimore dhe se iniciativa kontribuon në barazinë mes nxënësve. Miteski njoftoi gjithashtu se në disa shkolla të Aerodromit tashmë është futur mësimi në një ndërrim, ndërsa në SHFK “Goce Dellçev” po bëhet zgjerimi i objektit, me pritshmëri që punimet të përfundojnë deri në fund të gjysmëvjetorit të parë.