Lajen: Ky është moment historik në Evropë

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi se me përgjigjen e arritur për pakon buxhetore të BE-së prej 1.824 miliardë euro për periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2027 është bërë hap i madh drejt rikuperimit.

“Evropa tani ka mundësi të madhe të dalë më e fuqishme nga kriza. Sot bëmë hap historik me të cilin të gjithë mund të krenohemi”, tha Fo der Lajen.

Ajo potencoi se liderët e BE-së kaluan “katër ditë dhe katër net” në negociata për pakon disavjeçare për rikuperim.

“Biseduam mbi nëntëdhjetë orë, po ia vlejti. Kjo përgjigje është sinjal se Evropa është e gatshme të veprojë. Njerëzit shpesh e akuzojnë Evropën se po bën shumë pak dhe shumë vonë, por ne treguam se në të vërtetë është krejt ndryshe”, tha Lajen.

Ajo theksoi se BE për vetëm dy muaj, që është, siç tha,  rekord absolut në historinë e Unionit, arriti të vendosë instrument të ri buxhetor si “Gjenerata e re Evropë” dhe të arrijë marrëveshje për 1.824 miliardë euro financim për shtatë vitet e ardhshme, që paraqet mbi 5 për qind të BPV-së së EU27.

“Për momentin ndodhemi në krizën më të rëndë ekonomike dhe shëndetësore, por pa marrë parasysh këtë, Evropa arriti ta zgjidhë krizën në mënyrë efikase dhe e ndërlidhë solidaritetin me përgjegjësinë. Kjo nuk është vetëm dalje nga kriza, por bazë për një Evropë moderne dhe të qëndrueshme”, tha Fon der Lajen.

Edhe pse theksoi se me këtë buxhet rikuperimi evropian do të jetë i gjelbër, se do të përshpejtohet digjitalizimi dhe do të përforcohen reformat nacionale, Fon der Lajen tregoi edhe për faktin se gjatë arritjes së kompromisit ka ulje të mjeteve për disa programe të caktuara të BE-së për shëndetësi, mbrojtje dhe klimë, hulumtime, por edhe për programin dedikuar për politikë të jashtme dhe fqinjësi, nga i cili është financuar Instrumenti për ndihmë parainkuadruese.

“Kjo është për keqardhje dhe e ulë pjesën inovative të buxhetit, edhe pse 50 për qind nga i tërë buxheti mbështetë politika moderne”, përfundoi Fon der Lajen.

Ajo theksoi se se marrëveshja e Këshillit të Evropës tani duhet të miratohet edhe nga ana e Parlamentit evropian, me qëllim që të hyjë në fuqi deri në fund të këtij viti.

Liderët e BE-së herët në mëngjes arritën marrëveshje për planin për rikuperim dhe buxhetin e përbashkët disavjeçar prej 1.824 miliardë euro, për periudhën 2021-2027