Në orën 20:15 të së dielës, në kanalin “CCTV 6” të CMG-së u transmetua koncerti “Jehona e malit dhe detit, kënga e katër stinëve – Këngë popullore klasike mes dy brigjeve të Ngushticës” .
Në koncertin me temë “Bashkimi i maleve dhe lumenjve, bashkimi i katër stinëve” interpretuan mbi 300 muzikantë, kore dhe orkestra simfonike prej të dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit. Kjo është hera e parë që muzikantët e të dy brigjeve interpretojnë bashkë këngët klasike popullore. Tre breza këngëtarësh në një skenë kënduan bashkë për malet e lumenjtë dhe katër stinët në Kinë, duke treguar respektin për lëvizjen e këngëve popullore të zhvilluar para 50 vjetëve “Këndojmë këngët kineze”.
Pas koncertit, shikuesit nuk u larguan, por mes brohoritjeve të nxehta, bënë thirrje për zgjatjen e shfaqjes. Emocionet dhe dashuria e thellë e bashkatdhetarëve të të dy brigjeve i prekën muzikantët, të cilët u shprehën që “kjo natë i përket këngës popullore të të dy brigjeve dhe është e paharrueshme”.
