Kushner diskuton me Netanyahun planin për Gazën, ai zhvilloi takime një ditë më parë edhe me Hamasin

TË FUNDIT

 Netanyahu hodhi poshtë publikisht këtë muaj një marrëveshje të mbështetur nga SHBA-ja, sipas së cilës Hamasi do të dorëzonte armët në këmbim të tërheqjes së Izraelit nga Gaza.

Trumpi kishte thënë se marrëveshja do të zbatohej në faza, me tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza ndërsa çarmatimi do të përparonte, ndërsa një

Por Netanyahu, ka thënë se ushtria e vendit do të tërhiqet vetëm pasi Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura në Gazë të jenë çarmatosur plotësisht.

Në takimin në Jerusalem me Netanyahun, Kushnerit i është bashkuar Nickolay Mladenov, i dërguari i Bordit të Paqes të Trumpit për Gazën.

Muajin e kaluar, Hamasi ka rënë dakord për një udhërrëfyes të ri me 15 pika, të mbështetur nga SHBA-ja, që synonte të çonte përpara planin e Trumpit. Por Izraeli e ka hedhur poshtë këtë udhërrëfyes.

Më herët, një burim ka thënë se lideri i Hamasit, Khalil Al-Hayya, kishte marrë pjesë në disa prej takimeve në Kajro të dielën, të cilat ndërmjetësuesit i zhvilluan me Kushnerin dhe Mladenovin.

Ky është takimi i dytë i njohur i Kushnerit me përfaqësues të Hamasit, grupit militant palestinez që SHBA-ja e ka shpallur organizatë terroriste.

Trumpi ka thënë në fund të korrikut se ishte arritur një marrëveshje për çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gazë.

Hamasi ka thënë se e pranon planin, por se zbatimi i marrëveshjes do të varej nga përmbushja fillimisht nga Izraeli e angazhimeve të tij, përfshirë tërheqjen e forcave dhe ndalimin e sulmeve.