Kush refuzon të regjistrohet – dënohet 300 euro, ata që do të iniciojnë bojkotin – penale

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kumtuar dënimet në lidhje me procesin e regjistrimit.

Qytetarët që do të refuzojnë të regjistrohen do të dënohen me 300 euro, kurse ata që do të iniciojnë bojkot të regjistrimit, do të dënohet penalisht.

“Pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme. Ka përgjegjësi penale për personat që iniciojnë bojkotin e operacionit statistikor. Kundër atyre që që do të refuzojnë regjistrimin do të iniciohet procedurë kundërvajtjeje. Dënimet shkojnë deri në 300 euro”, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski./TV21