Emërimin e funksionit UD drejtor disa institucione nuk e shfrytëzojnë që të tejkalohet ndonjë gjendje kohore por shfrytëzohet sikur të jetë mënyrë e rregullt për veprim të drejtorit. Ky është konkluzioni i Komisionit Antikorruptues për të cilin sot në konferencën për shtyp ka informuar kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska, si dhe për lëndët tjera për të cilat komisioni ka vepruar.
Ivanovska sqaron se institucionet në mungesë respekti të ligjeve materiale për zgjedhje të drejtorëve nëpërmjet konkursit dhe sigurimit të konkurencës korrekte, e zbatojnë mënyrën e punës e cila me vite ndërtohet në shoqërinë tonë e cila lë hapësirë për ekzistim të rrezikut të lartë nga ndikimi politik që sjell deri te zbërthimi i sistemit të vlerave të profesionalizmit, ndërsa edhe deri te shpërngulja e kuadrit cilësor në të cilin ka investuar shteti.
Komisioni Antikorruptues me iniciativë personale e ka hapur dhe analizuar lëndën “1 denarë m2”, e cila ka të bëjë me tenderin e publikuar për përpunim të PUD në komunën Qendër.
Pas vendimit të sjellur për furnizim të shërbimeve për përpunim të planeve urbanistike detajore për nevojat e komunës, në dhjetor të vitit 2017, është zbatuar procedurë për furnizim publik me shfrytëzimin e procedurës së hapur. Procedura është zbatuar sipas Ligjit, , pastaj është zbatuar E-ankand që ka zgjatur dy orë e 20 minuta. Në fund të E-ankandit ofertë më të volitshme ka dorëzuar operatori ekonomik Bild Urban SHPKNJP Shkup, në vlerë prej 1 (një) denarë për m2.
Nga KSHPK rekomandojnë që organet e vetëqeverisjes lokale (kryetari i komunës dhe Këshilli i komunës) veçanërisht të mbajnë llogari për cilësinë e planeve që do t’i sjellin me ç’rast duke i pasur parasysh dispozitat e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik në të cilat është cituar se:
Antikorrupsionistët sot i përkujtuan personat udhëheqës në institucione dhe organe të cilët kryejnë zgjedhje dhe emërime ose prej tyre persona të autorizuar, se janë të detyruar të dhënat për personat e nenit 82 paragrafi (1) të këtij ligji me plotësim të formularit t’i dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror pa anulime, ndërsa më së voni në afat prej 15 ditësh nga dita e zgjedhjes gjegjësisht emërimit, si dhe pas ndërprerjes së funksionit të emërimit ose personit të emëruar.
