Në Kroaci, prej sot shkollat e mesme në të gjitha rajonet dhe klasat e larta në shkollat fillore në të katër rajonet do të ndjekin mësimin përmes internetit.
Megjimurje, Varazhdin, Zagreb, Osijek-Baranja, Vukovar – Srem dhe Pozhega – Sllavonija, tashmë kanë klasa sipas modelit C në shkollat e mesme dhe atyre do t’u bashkohen edhe rajonet e mbetura dhe qyteti i Zagrebit, transmetojnë mediat kroate.
Kur bëhet fjalë për shkollat fillore, tanimë nxënësit e klasave të pesta deri në të teta po ndjekin mësimet përmes internetit në rajonin e Varazhdinit, ndërsa tani edhe bashkëmoshatarët e tyre në Istria, Megjimurje dhe Primorje – Gorski Kotar do të ndjekin mësimet nga shtëpia.