KONTROLL I BRENDSHËM FINANCIAR PUBLIK, A DO TË KETË MË SHUMË KUADRO DHE PËRFORCIM STANDARDESH?

Kontrolli i brendshëm financiar publik ishte tema mbi të cilën biseduan 70 përfaqësuesit nga Afrika, Amerika Jugore dhe nga ish-vendet sovjetike, kurse nikoqiri i konferencës ishte ministri i Financave, Dragan Tevdovski. Ai paralajmëroi se pas zgjedhjeve më shumë do të punojnë për zhvillimin e strategjisë për kontroll të brendshëm financiar publik, e cila është e para në rajon. Tevdovski shtoi se do t’i përkushtohen edhe kontrollit ndaj institucioneve, i cili siç u shpreh, duhet të përforcohet seriozisht.


“Ne jemi vendi i parë në rajon i cili ka zhvilluar një strategji për zhvillimin e këtij sistemi, të cilin e promovuam javën e kaluar bashkë me BE-në. Një nga drejtimet kryesore është që ai sistem të përforcohet edhe me njerëz. Unë absolutisht e përkrah këtë sistem dhe do të bëjmë gjithçka që është e  nevojshme, jo vetëm në aspekt të kuadros, por edhe në aspekt të përforcimit të standardeve”, theksoi Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.