Pas akuzave në drejtim të Komunës së Tetovës, nga drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr” Ibrahim Dehari, se mbetjet nga punimet që po kryhen në rrugën e shtëpizave të uikendit, po hidhen në vend të ndaluar, Inspektorati komunal ka dalë në terren dhe ka konstatuar parregullsi, duke urdhëruar kompaninë që po bën rikonstruktimin që sa më shpejtë ta largojë materialin e hedhur në mënyrë të paligjshme.
“Dhe kjo gjithsesi si se do të bëhet. Ne si komunë nuk kemi lejuar asnjë projekt i filluar të ngel gjysmak, sepse kjo nuk i ngjan udhëheqësisë së tanishme të komunës, por kjo është praktikë e BDI-së, e cila asnjë projekt që e ka filluar nuk e ka përfunduar. Ne ju garantojmë se projektet tona nuk do t’i lëmë në gjysmë.”- deklaroi Sadat Suljmani, Inspektorati – Komuna E Tetovës.
Sulimani gjithashtu shtoi se reagimi i Deharit ishte kryekëput politik.
“Me që kaq shumë kujdeseni për Parkun Nacional “Mali Sharr”. Si lejuat ju dhe partia juaj që në këtë park që gjoja ju dhimbset shumë, të ndërtohen pafund hidrocentrale dhe që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe, pse këto hidrocentrale, në 90% të rasteve ndërtohen nga ish-funksionar të partisë suaj, apo nga funksionarët aktual.”- tha Sadat Suljmani, Inspektorati – Komuna E Tetovës.
Përndryshe, dje Institucioni publik Parku kombëtar i Malit Sharr denoncoi Komunën e Tetovës dhe kompaninë që po i kryen punimet në Kodrën e Diellit te rruga e vikend shtëpizave, se materialin e fortë dhe mbeturinat po i hedhin në vend të palejuar. Drejtori i këtij institucioni, Ibrahim Dehari tha se për këtë informacion është njoftuar edhe policia dhe organet tjera, të cilat kanë shkruar edhe raport.
