Në Britaninë e Madhe këtë muaj fillon testimi njerëzor i vaksinës për virusin korona të cilën e bëri kompania italiane farmaceutike Advent-Irbm në bashkëpunim me Institutit Xhener, i cili është pjesë e Universitetit Oksford. Testimi i vaksinës pritet të bëhet te 550 persona të shëndoshë.
Nga kompania italiane publikuan se presin që vaksina të jetë e gatshme tashmë nga shtatori, ndërsa të parët falas do ta merrnin punonjësit shëndetësorë dhe forcat e sigurisë.
Sipas njeriut të parë të Advend-Irbm Piero di Loronco, deklaroi se kanë vendosur që menjëherë të kalojnë në testimin te njerëzit, sepse efikasiteti dhe jotoksiciteti i vaksinës tashmë ishte testuar përmes testimeve efikase laboratorike.
Sipas di Loronco, ata tashmë kanë biseduar me disa investitorë dhe Qeveri të cilët kishin shprehur gatishmëri që ta ndihmojnë zhvillimin e vaksinës.
Ndryshe, kompania italiane tashmë ka zhvilluar vaksina kundër ebolës prej të cilave kanë shitur disa milionë doza./MIA
