Nuk ka shkak që zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi t’i shpallim si të pavlefshme në bazë të rezultateve nga numërimi i votave në disa vendvotime, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ueb faqen e tij si përgjigje ndaj ankesave të cilat arritën deri te Komisioni, në të cilat kërkohet rinumërim i votave.
“Nuk u dorëzuan të dhëna deri te Komisioni Qendror të cilat do të dëshmojnë se komisionet e rrethit kanë dhënë rezultate të gabuara nga zgjedhjet”, bëhet e ditur në kumtesë. “Argumentet të cilat janë të natyrës hipotetike nuk mundë të shërbejnë si bazë për përgjigje ndaj ankesave. Në këto rrethana, nuk ka shkak që të anulohen zgjedhjet në vendvotime”, thuhet në kumtesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton TASS.
Bjellorusia mbajti zgjedhje presidenciale më 9 gusht, ndërsa sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bjellorusi, të publikuara më 14 gusht, presidenti aktual Aleksandër Llukashenko ka fituar 80,1 për qind të votave.
