Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominik Rab e dënoi vendimin e autoriteteve kineze ndalesën e transmetimit të programit në televizionin britanik Bi-Bi-Si Uorld njuz (BBC World News).
“Kina është ndër vendet me kufizimet më të rrepta mbi lirinë e mediave dhe internetit në botë dhe kjo masë më e re do të dëmtojë reputacionin e Kinës në sytë e botës”, shkroi Rab dje në Tuiter.
Zëdhënësja e Bi-Bi-Si tha se janë të zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve kineze.
Korporata kombëtare kineze për radiotelevizion (NRTA) dje ndaloi transmetimin e shërbimit botëror të Bi-Bi-Si-së me arsyetimin se stacioni televiziv kishte “shkelur seriozisht” rregulloret e vendit.
Në kumtesën e e NRTA-së theksohet se shërbimi botëror i Bi-Bi-Si-së e ka shkelur parimin për informacione të besueshme dhe të sakta dhe po i dëmton interesat kombëtare të Kinës.
Ndalesa për Bi-Bi-Si-në me siguri është masë e ndërsjellë pas revokimit të licencës së transmetimit të stacionit televiziv satelitor në Kinë në gjuhën angleze CGTN në Britani të Madhe. Rregullatori britanik hoqi licencën për televizionin kinez në 4 shkurt me arsyetimin se televizioni ishte i lidhur me Partinë komuniste në pushtet të Kinës.
