Këshilli Gjyqësor edhe me kryetar të ri në dilemë, a ka gabuar Vangellovski gjatë shfuqizimit të paraburgimit të Koçanit?

TË FUNDIT

Ende po zgjat procedura kundër kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski dhe dy kolegëve të tij, të cilët e shfuqizuan paraburgimin e afaristit Sead Koçan, i cili ishte në arrati dhe i dyshuar për rastin e PPS-së “Trust”, thotë kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev. Por, në vend se të zgjidhet rasti, në rendin e ditës së seancës së sotme së Këshillit, Zdravev e vendosi pikën për shkarkimin e tre gjykatësve të tjerë, dy prej të cilëve janë supremë dhe pikërisht Vangellovski e ka ngritur nismën për shkarkimin e tyre.

“Nuk e kam ndërmend as si gjykatës, e aq më pak si kryetar i Këshillit Gjyqësor të mbroj ndonjë gjykatës për çfarëdolloj arsyesh. Bëhet fjalë për objektivitet dhe paanshmëri, jo vetëm të gjykatësve, por edhe të anëtarëve, si dhe të kryetarit të Këshillit Gjyqësor në të gjitha lëndët”, theksoi Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit Gjyqësor.