Kërçovë, rrugë të paasfaltuara dhe me gropa! Dehari: Po hasim në pengesa, pasi disa rrugë janë pronë private

Must Read

Fatmir Bytyqi: “Përkrahje financiare për 48 kompani që kanë investuar në kohë krize”

Gjithsej 48 kompani vendase, deri në fund të vitit do të fitojnë përkrahje financiare për investimet e...

Vdiq aktori i njohur, Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin për rtv21.tv e...

Papritur ndërroi jetë nënkryetari i Bundestagut

Nënkryetari i Bundestagut gjerman, Tomas Operman ndërroi jetë papritur, pasi që mbrëmë iu përkeqësua gjendja gjatë një...

E pa asfaltuar, gropa të mëdha e të mbushura me ujë, me baltë gjithandej.

Kjo është gjendja e njërës nga rrugët në lagjen “22 dhjetori” në Kërçovë .

Rruga në këtë gjendje është prej vitesh, thotë një banor. Ai tregon se në komunë disa herë kanë bërë kërkesa qe ta asfaltojnë, por kanë hasur në vesh të shurdhët.

 “Kërkesat janë gati 5 vite me radhë, s’di sa herë me dhjetëra delegacione të dërguara deri në komunë për problemin e rrugës që e kemi këtu, është problem infrastrukture. Nuk është problem i sotshëm është problem me dekada me radhë, sa herë që shkojmë dhe sa herë që ju lutemi për këtë punë biem në vesh të shurdhër nga komuna nga kryesuesit e komunës. Bile ka edhe rast kur na kërkojnë që ne të grumbullojmë shumën e nevojshme të parave që të kryhet shtruarja e rrugës me begatona”, tha një banor.

 “Mbi 10 vite, mbi 10 vite e më shumë dhe i kemi humb shpresat që në mënyrë paqësore të vinë ta rregullojnë rrugën”, shtoi një tjetër banor.

Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari thotë se ndonjëherë po hasin në pengesa, pasi disa rrugë janë pronë private.

 “Nga vetë kontakti dhe komunikimi me qytetarët dhe nga vetë kërkesat e tyre duke thënë se ka ngelur vetëm edhe rruga tek ne, faktikisht pjesa më e madhe e rrugëve dhe rrugicave janë të realizuara dhe këtu ne nuk ndalemi ne vazhdojmë edhe më tej por dua të theksoj në një pjesë të rasteve qoftë brenda lagjeve të qytetit periferike lagjeve të reja që janë në ndërtim e sipër por edhe nëpër fshatrat ne hasim në një lloj pengese, sepse një pjesë e rrugëve edhe pse duken rrugë dikur kanë qenë prona private”, deklaroi Fatmir Dehari – Kryetar i Komunës së Kërçovës.

Në vitin 2019 Komuna e Kërçovës ka bërë një plan-program për zhvillim për Lagjen “ 22 dhjetori” ku është paraparë që të investohet në rrugët dhe rrugica, përmirësimin e ujësjellësit, përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza dhe ndriçimin publik. E gjithë kjo kap vlerën e 8.000,000.00 denarëve. Sipas planit këto aktivitete duhet të mbarojnë në vitin 2021 para zgjedhjeve lokale.

Fatmir Bytyqi: “Përkrahje financiare për 48 kompani që kanë investuar në kohë krize”

Gjithsej 48 kompani vendase, deri në fund të vitit do të fitojnë përkrahje financiare për investimet e bëra në kohë krize, në...

Vdiq aktori i njohur, Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti....

Papritur ndërroi jetë nënkryetari i Bundestagut

Nënkryetari i Bundestagut gjerman, Tomas Operman ndërroi jetë papritur, pasi që mbrëmë iu përkeqësua gjendja gjatë një xhirimi për televizionin ZDF.

Parlamenti grek e hodhi poshtë mocionin e mosbesimit ndaj ministrit të Financave

Me 158 vota “kundër”, Parlamenti grek mbrëmë vonë nuk e votoi propozimin e opozitës SYRIZA për mosbesim të ministrit grek të Financave,...

Për një muaj në Tetovë janë zbuluar 50 automjete pa licenca për transport publik të udhëtarëve

Policia e Tetovës në kuadër të aktivitete të përforcuara të kontrollit të transportit publik të udhëtarëve në 30 ditët e fundit ka...

More Articles Like This