Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

TË FUNDIT

Ekspertë vendas dhe të huaj kanë gjetur zgjidhje për pjesën më e vështirë e autostradës Kërçovë-Ohër, është zona rreth fshatit Botun. Këtu, mali në të cilin po punohen është prej dheut të zi grafiti, ndërsa poshtë malit ka burime uji të cilat po të përzihen me ujin krijojnë paqëndrueshmëri të kësaj autostrade. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse kjo pjesë, e fundit e autostradës, nuk mund të vendosej në funksion.

“Secila nga këto makineri hyn në tokë rreth 20 deri 28 metra vetëm kështu që të keni fotografi ajo është sa një ndërtesë 7 deri 11 kate dhe do të lëshohet kafaze armature dhe çdo kafaz ka 30 tonë gjithë secili nga ato kafaze ka nja 30 tonë hekur dhe të njëjtët bëhen me beton, mes tyre ka tuba dhe hekur që ishin mbajnë njëri me tjetrin dhe praktikisht dhe do të ketë një strukturim të tërësishëm që do ta mbajë autostradën, do të ketë 250 në autostradën Kërçovës-Ohër 163 do të jenë në Botun”, tha Aleksandër Nikolloski.

Ky sistem pune do të jetë i ri jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për gjithë rajonin.

“Pjerrtësitë e tokës dhe stabilizimi i tyre është një nga problemet kryesore të këtij projekti nga Kërçova deri në Ohër. Janë bërë analiza detale gjeodezike shtesë deri në 7 kilometra në 400 deri në 500 lokacione të ndryshme për t’u pare thellësia për t’u parë si është dheu poshtë”, deklaroi Koce Trajanovski.

Autostrada Kërçovë-Ohër është e gjatë 57 km deri më tani janë ndërtuar 37 nga të cilat 34 janë në funksion dhe në dy muajt e ardhshëm do të lëshohet në përdorim pjesa më e vështire që janë tunelet në Presekë që është 10 km. Pjesa e fundit e autostradës pritet të lëshohet në përdorim në tremujorin e parë të vitit 2027.