Kanë dashur përfitim të shpejtë nga zgjedhjet?! PTHP do të kontrollojë portale pa impresum dhe me pak vizita

TË FUNDIT

Nga tre kompani, që kanë 10 internet portale, këtë mëngjes është marrë dokumentacion, për shkak se MPB dhe PTHP dyshojnë se të njëjtat e kanë dëmtuar Buxhetin në kohën e fushatës zgjedhore.

 “Prokurori kompetent nga PTHP për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dhënë Urdhër për kontrollimin e kompanive që në periudhën parazgjedhore kanë hapur portale pa impresum, adresë të selisë dhe pa publikimin e çmimores për reklamim”, thonë nga Sektori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithçka ka filluar me Ministrinë për punë të brendshme, e cila ka parashtruar deri te PTHP Njoftim me të cilin ekzistojnë  dyshime se parti politike gjatë fushatës parazgjedhore kanë paguar reklamim politik në internet portale që janë hapur pak kohë para fushatës dhe me numër të vogël të vizitave.

 “Në drejtim të konfirmimit të informacioneve nga Njoftimi, gjatë mëngjesit në koordinim me prokurorinë, MPB ka realizuar aksion me të cilën është sekuestruar dokumentacion nga tre kompani që i kanë themeluar portalet, ndërsa po mblidhen edhe dëshmi nga institucione tjera relevante”, theksojnë Sektori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në zgjedhjet e fundit, koalicioni i VMRO-DPMNE i quajtur “Për ripërtëritje të Maqedonisë” ka ndarë më së shumti për reklama, gjithsej 272,000 euro, më pas BDI me 134,000 euro, ndërsa i treti është koalicioni “Ne mundemi”, i udhëhequr nga LSDM, me 69,500euro.

Një shumë e konsiderueshme parash për propagandë në faqet prej 30,000 euro u shpenzuan nga koalicioni “Asnjëherë e Veriu, gjithmonë Maqedoni”, i udhëhequr nga partia Maqedonia e Bashkuar, e Janko Baçevit.