Januzaj të huazohet te Evertoni

TË FUNDIT

Anësori i Manchester United, Adnan Januzaj pritet që të huazohet tek Evertoni në huazim gjatë afatit kalimtar veror. Mesfushori me origjinë nga Kosova ka pasur minutazh tejet të vogël këtë sezon nën urdhrat e Louis van Gaal, ndërsa edhe vetë Januzaj ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Old Trafford. Përndryshe, Evertoni ka shprehur interesim për Januzaj, me të cilin trajneri Roberto Martinez dëshiron që ta përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.