Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erë, priten reshje shiu dhe bore në male

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët, me mundësi për reshje shiu në pjesët veriore të vendit, të cilat në malet më të larta do të kalojnë herë pas here në reshje bore.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende herë pas here e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët, me mundësi për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nga sot do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët. Në pjesët veriore do të ketë mundësi për reshje shiu, të cilat në malet më të larta do të kalojnë në reshje bore.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here e përforcuar deri në e fortë, nga drejtimi veriperëndimor. Të premten dhe gjatë fundjavës pritet të ketë mundësi për reshje.

Mëngjesi më i ftohtë sot është regjistruar në Kodrën e Diellit me -4 gradë Celsius. Në Lazaropole janë matur -3, ndërsa në Berovë dhe Mavrovë -1 gradë. Në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë dhe Krushevë janë regjistruar 0 gradë, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli me 11 gradë Celsius.