Vatra më e madhe e infektimit me Covid-19 në Itali në këtë moment është në qytetin Trevizo, në qendrën e vendosjes së migrantëve “Serena”, ku janë infektuar pothuaj gjysma nga gjithsej 300 njerëz sa janë të infektuar në këtë qytet.
Pozitivë nuk janë vetëm migrantë, por edhe një pjesë e personelit që punojnë me ta.
“Migrantët janë fajtorë për gjithçka” është fjalia, që mbisundon në shumicën e mediave italiane, ndërsa kryetari i rajonit Veneto, Luka Zaja, foli në të njëjtin zë në konferencën për shtyp.
Ai “qendrën për migrantë”, ish kazermën ushtarake “Serenas”, e quajti zonë të kuqe, prej së cilës askush nuk guxon të largohet ose të hyjë derisa ekziston rrezik për përhapjen e infeksionit.
