Instagrami bën përpjekje të parandalojë përhapjen e lajmeve të rreme për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

TË FUNDIT

 Instagrami dje vendosi ndryshime në platformën e saj për përdoruesit amerikanë në mënyrë që të parandalojë përhapjen e lajmeve të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Që nga dje në Instagram për shfrytëzuesit amerikanë përkohësisht është hequr opsioni për etiketime dhe kërkimin e përmbajtjeve me shenjën (hashtag) “kohëve të fundit”.

“Ne po e bëjmë këtë për të zvogëluar përmbajtjen e mundshme të dëmshme në kohë reale, e cila mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve” thuhet në kumtesën e Instagramit.

Me “Kohët e fundit” në Instagram rregullohen etiketimet sipas rend kronologjik dhe i përforcojnë përmbajtjet, të cilat mund të çojë në përhapjen e shpejtë të informacionit të rremë

Më parë, Tuiteri njoftoi se do të hiq tuitet të cilat bëjnë thirrje për pengimin e procesit zgjedhor të SHBA-së ose publiimin e rezultateve të zgjedhjeve, përfshirë thirrjet për dhunë.