Hyseni në Bruksel: Kosova vazhdon të mbetet e izoluar

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni është pritur nga Drejtori i Press Klubit të Brukselit (Press Club Brussels-Evrope), Viktor Sidabras, ku më pastaj u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve dhe diplomatëve të shumtë në këtë prezantim.

Ministri Hyseni foli për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, duke u ndalur në veçanti tek luftimi i krimit dhe korrupsionit, luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e rendit dhe sigurisë.

U diskutua edhe për liberalizimin e vizave dhe migrimimin e parregullt të qytetarëve të Kosovës.
Edhe kësaj radhe Ministri Hyseni nënvizoi se është e padrejtë që Kosova të vazhdojë të
mbetet e izoluar nga e drejta e lëvizjes pa viza në zonën Schengen./21 Media /