Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas votimit në vendvotimin në SHF “Dimo Haxhi Dimov” në Vllae i falënderoi të gjithë qytetarët të cilët sot dolën të votojnë, sepse, tha, e morën fatin në duart e tyre dhe sepse vetëm ashtu mund të fitohet ajo që ishte gabim në periudhën e fundit.
“Kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj apatie, pashpresës që mbizotëron në shtet, krimit të madh, korrupsionit, dhe gjithë asaj që kohëve të fundit paraqet problem serioz. Pavarësisht se për kë votuan, e kanë gjithë respektin tim dhe i falënderoj ata që sot e realizuan të drejtën e tyre qytetare dhe dolën në këto zgjedhje. Gjithë kjo që ka ndodhur ditëve të fundit, të gjitha parregullsitë, presionet, kërcënimet, shantazhet, ryshfetet, mund të tejkalohen vetëm me jehonë masive dhe prandaj u bëj thirrje qytetarëve, pa dallim se për kë do ta japin votën e tyre, ata më mirë e dinë se për kënd të votojnë dhe ata kanë gjithmonë të drejtë. Prandaj bëj thirrje në jehonë të madhe dhe masive”, deklaroi Mickoski.
