Hiltoni pushon nga puna 2.100 të punësuar

TË FUNDIT

Grupacioni i Hoteleve Hilton do të largojë nga puna 2.100 të punësuar apo rreth 22 për qind nga fuqia e përgjithshme punëtore, për shkak uljes së vazhdueshme të rezervimeve për akomodim hotilerik dhe udhëtimeve zyrtare gjatë pandemisë së koronavirusit.

Zinxhiri amerikan i hoteleve, gjithashtu do ta vazhdojë edhe për 90 ditë programin aktual në pushime të obligueshme për shumicën e të punësuarve.

Grupacioni Hilton nga fundi i marsit publikoi vendosjen e pushimeve të obligueshme për të punësuarit si dhe uljen e përkohshme të pagave të udhëheqësve.

CNN thotë se edhe zinxhirët e mëdha hotilerik, siç janë Meriot dhe Hajat, janë bërë viktima të Kovid-19.

Hotelet amerikanë kanë humbur më shumë se 30 miliardë dollarë amerikanë fitim, ndërsa pothuajse gjashtë prej dhjetë dhomave janë të zbrazëta, sipas të dhënave të asociacionit amerikan të hoteleve dhe akomodimeve./MIA