Gjuetari i humbur në xhunglën e Amazonës mbijetoi duke ngrënë krimba për mbi një muaj

TË FUNDIT

Një gjuetar humbi rrugën në pyjet e Amazonës dhe mbijetoi duke ngrënë krimba për një muaj, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të BBC, Jhonattan Acosta (30), i cili shkoi për gjueti me 4 shokë në pjesët veriore të Bolivisë, u zhduk në xhunglën e Amazonës pasi u largua nga grupi.

Acosta, i cili theu kyçin e këmbës në ditën e katërt në xhungël, arriti të mbijetojë duke u fshehur nga kafshët e egra.

Kosta, i cili nuk kishte me vete pajisje gjuetie si elektrik dore dhe thikë kur u zhduk, tha se ai kishte vetëm një plumb në pushkën e tij dhe se e përdori atë për të shpërndarë tufën e pekarit, e cila është një kafshë e ngjashme si derri në Amerikën Jugore.

Acosta mbijetoi duke pirë ujë shiu duke i mbushur këpucët e tij me ujë dhe duke ngrënë insekte dhe krimba.

Acosta, i cili u gjet pas 31 ditësh i vetëm në xhunglën e Amazonës, tha: “Nuk mund të besoj se njerëzit vazhduan të kërkonin kaq gjatë, është e pabesueshme”.

Gjuetari, i cili humbi 17 kilogramë në këtë proces, pas përvojës së tij vendosi të ndalojë gjuetinë.