Gjoba nga 2000 euro ndaj 23 shkupjanëve që e shkelën orën policore

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka propozuar gjobitjen e 23 personave për veprën penale Mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohë pandemie, sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Të akuzuarit nuk kanë vepruar në bazë të vendimit për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe në kohë të orës policore janë kapur duke lëvizur në lokacione të ndryshme, informojnë nga Prokuroria.

Për të gjithë këta prokurori publik deri tek gjyakata ka propozuar t’u shqiptohen gjoba në të holla, përkatësisht 100 gjoba ditore me vlerë prej 20 eurove për një gjobë, në kundërvlerë denari./TV21