Kontrolle të shtuara në institucionet shëndetësore! Fondi paralajmëron masa ndaj pagesave të pajustifikuara

TË FUNDIT

Fondi për Sigurim Shëndetësor paralajmëron kontrolle të shtuara në institucionet shëndetësore, për të parandaluar pagesat e pabazuara nga pacientët për shërbimet që mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Kontrollet do të përqendrohen te verifikimi i pagesave dhe respektimi i kontratave, veçanërisht në rastet kur për të njëjtin shërbim institucionet marrin mjete si nga Fondi, ashtu edhe nga pacientët.

Nga Fondi rikujtojnë se qytetarët e siguruar nuk janë të detyruar të paguajnë shtesë, përveç participimit të përcaktuar me ligj. Institucionet, ndërkaq, duhet të afishojnë qartë tarifat dhe të lëshojnë dëshmi për çdo pagesë. Për parregullsitë e mundshme, Fondi paralajmëron masa, ndërsa qytetarët mund të paraqesin denoncime në Sektorin për Kontroll të këtij institucioni.