Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë

TË FUNDIT

Osmani jep mbështetje për grafën etnike në letërnjoftime

Edhe Bujar Osmani nga BDI ka shprehur përkrahje për grafën etnike në letërnjoftime. Në ClickPlus deklaroi se mungesa e një...

Nuk përjashtohet mundësia për bashkëpunim LSDM-BDI në zgjedhjet lokale, tha Osmani

Përvojat nga zgjedhjet paraprake dhe fakti se kemi një mandat të dytë qeverisës, janë një argument i mjaftueshëm që...

ASH-ja nuk është e përgatitur të jetë në Qeveri, tha Osmani në Click Plus

Duke folur për Alternativën dhe gatishmërinë e BDI-së që të bashkëqeverisë me të, Bujar Osmani në ClickPlus ka folur...

Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

Paralajmërimet e liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se po negociohet me dy deputetë të opozitës për të rritur...

Në BDI ka njerëz që kanë ambicie personale, tha Bujar Osmani në Click Plus

Zhvillimet e fundit në BDI dhe përplasjet mes eksponentëve, i ka komentuar Bujar Osmani në Click Plus. Ai e...

Bavaria mbylli gjatë fundjavës kufirin me Çekinë dhe Tirolin në Austri, si masë për mbrojtjen nga COVID-19. Ministri i Brendshëm gjerman synon që me kufizimin e qarkullimit ndërkufitar të pengohet përhapja e mutacioneve të COVID-19.

Policia federale e Bavarisë vuri në dukje, se do të lejohen të hyjnë nga Çekia vetëm ata persona që punojnë në Gjermani në sektorë kritikë si p.sh. në infrastrukturën mjekësore. Po ashtu do të lejohen të kalojnë edhe shoferët e kamionëve dhe pjesëmarrësit në ceremoni mortore.

Është e pasigurtë, nëse personat që punojnë dhe udhëtojnë mes dy vendeve do të duhet t’u nënshtrohen çdo ditë testeve, apo vetëm një herë në javë.

Edhe qarkullimi i trenave dhe autobusëve mes Bavarisë dhe Çekisë do të ndërpritet.

Çekia është duke i izoluar zonat e rrezikuara nga përhapja e virusit që ka pësuar mutacion. Në anën tjetër të kufirit me Bavarinë në qarqet çeke Sokollov dhe Trutnov në fundjavë u vendos izolimi i plotë. Në Tirol dyshohet të jetë përhapur varianti afrikano-jugor i virusit.

Qeveria e landit në Tirol është kundër një izolimi të rreptë, ndërsa qeveria qendrore në Vjenë ka filluar me rrethimin e këtij landi, përcjell tv21.tv

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Shehofer në gazetën “Bild” kritikoi Komisionin e BE-së në Bruksel.

Ai tha se në kufi me Çekinë dhe Austrinë po zhvillojnë luftën ndaj virusit që ka pësuar mutacione, ndërsa Komisioni i BE-së në vend që të na ndihmojë na nxjerr pengesa me udhëzime të stërholluara.

Ministri tha, po ashtu se Komisioni ka bërë mjaft gabime me porositjen e vaksinave dhe se kështu më nuk shkon./21Media

TË NGJAJSHME