GARAZHET DHE RRETHRROTULLIMET ENDE NË LETËR, PREMTIMET PËR ÇAIRIN TË NGECURA NË PROCEDURA

TË FUNDIT

Në “Konratën” që Visar Ganiu e bëri me votuesit para zgjedhjeve, premtoi  parkingje me kate dhe rrethrrotullime në Komunën e Çairit, por ende nuk duket ndonjë punë në terren.

Televizioni 21 fillimisht doli për të parë se ku janë katër garazhet me kate, kaq të nevojshme për Komunën me denësinë më të madhe në vend.

Afër Sahat Kullës nuk kishte asgjë. Asnjë lëvizje as në sheshin “Skenderbeu”, as tek Teatri, as tek Çairçanja.

Kryetari Visar Ganiu mosfillimin e ndërtimit e arsyeton me procedurat për leje dhe plan urbanistik që duhen bërë paraprakisht.

Por kur do të fillojnë?

“Për tek Sahat Kulla, edhe Teatri ne kemi bërë shpallje, do të thotë studimi fizibiliti dhe është në përfundim e sipër. Pas fizibiliti, për shkak se atje duhet të dalin specifikacionet se si do të duhet të jetë shpallja, me pas vite, për sa vite kthehen investimi.Unë jam i bindur se procedurat brenda dy muajve do të fillojnë, e pasi të fillojnë procedurat, për një kohë të shkurtër edhe mund të bijmë vendime për ndërtim, por kam premtuar në fillim të këtij viti se është vit i investimeve kapitale, e këtu bijnë edhe gazrazhet me kate”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Në mungesë të ndihmës nga Qyteti i Shkupit dhe në mungesë të financave në Komunën e tij, Ganiu zgjidhjen tani e sheh tek partneriteti publiko privat.

Për garazhin tek Çairçania, Ganiu tregon se tashmë kanë dorëzuar kërkesë për marrje të lejes për ndërtim nga Qyteti i Shkupit.

Por, çdo bëhet me garazhin nëntokësor tek Sheshi “Skënderbeu”? Kryetari i Çairit thotë se ka pasur disa pengesa për pëlqim nga Komuna Qendër.

“Tani atë e kemi tejkaluar dhe janë në procedurë e sipër për të kaluar ai plan urbanisitik. Pasi të kalojë plani detal urbanistik atëherë mund të fillojmë, sepse atje ka fizibiliti studim për garazhin nëntokësor dhe atëherë procedura është shumë më e lehtë për të filluar dhe kërkuar partneritet, në qoftë se Qeveria këtu nuk vendosë të bëjë investim”, u shpreh kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Në ‘kontratë’ e tij Ganiu gjithashtu ka premtuar edhe 15 rrethrrotullime, por numri i tyre do të bie në 10, për shkak se rruga  “Brigada II Maqedonase” tani planifikohet të zgjerohet dhe bëhet bulevard.

Rrethrrotullim parashihet në afërsi të shkollës “Penko”, por as këtu puna ende nuk kishte filluar. Ganiu na tha se për këtë procedurat kanë kaluar dhe pritet që punimet të fillojnë brenda dy muajve.

Procedurat janë në përpunim e sipër edhe për rrethrrotullimin në rrugën “Cvetan Dimov”

thotë i pari i Çairit.

Ndonëse rrethrrotullimet ende gjenden vetëm në letër, Ganiu ripërsëritë se 5 prej tyre do të ndërtohen deri në fund të 2019-tës.

Përgatiti: Besir Arifi