Ganiu takon Sadije Durën, kampionen e parë shtetërore femër në mundje nga Çairi

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Çarit, Visar Ganiu sot ka pritur sportisten e re nga Çairi, Sadije Dura e cila ditë më parë u shpall kampionia e parë femër në Maqedoninë e Veriut në mundje, si pjesë e Klubit të Mundjes “Liria”.

“Kjo është një fitore historike jo vetëm për Sadijen e cila është në moshë 12 vjeçare, për klubin e saj, por edhe për gjithë Çairin dhe më gjerë dhe po kjo fitore dëshmon se komuna jonë është vendlindja e shumë sportistëve të artë”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit.

Ndryshe, Klubi i Mundjes “Liria” fitoi të dielën kupën e kampionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në të gjitha kategoritë për grupmoshat më të reja – pioner, kadet, junior dhe senior.