Francezët mund të kthehen në normalitet me vaksinë deri vjeshtën tjetër

TË FUNDIT

Njerëzit në Francë mund të kthehen në një lloj jete normale deri në vjeshtë të vitit 2021, me kusht që të hyjë në fuqi një program i madh për vaksinë kundër Kovid-19, deklaroi sot bashkëpunëtori i Qeverisë franceze, Arno Fontane.

Epidemiologu kryesor francez theksoi se Franca duhet të furnizojë vaksina për 80 deri në 90 për qind të popullatës së saj që të mund të kthehet në normalitet deri në vjeshtë të vitit 2021.