Franca në ofensivë në Ballkan, Pakti Prespa model edhe për Serbi-Kosovë

TË FUNDIT

Presidenti i Francës Emanuel Makron paralajmëroj sot përfshirje më të madhe në Ballkanin Perëndimor, në saje të qetësimit të këtij rajoni.

Gjatë një konference në Pallatin Elysee, mysafirin e tij kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, e quajti guximtar politik, meqë vet ai arriti paktin me Greqinë, dhe shtetin e tij e anëtarësoj në NATO!

Ai shpjegoj se qasja e këtillë e Zaevit me homologun grek Aleksis Cipras, është histori në vete, dhe duhet marr si shembull nga vendet që ende s’i kanë raportet e mira mes vete në Ballkan!

I pari i Francës shpjegoj se:

“Marrëveshja e Prespës, të cilën e hartuat ju vet, i dashur Zoran (Zaev) dhe Aleksis Tzipras, meriton që të kualifikohet si historik! Ju (Zoran Zaev) keni dëshmuar kurajo të madhe politike, për ta arritur (marrëveshjen) dhe për ta bindur popullin tuaj! Dua nga ky vend sot që ta kujtoj dhe përshëndes! Asgjë s’ishte e shkruar, ju e keni drejtuar procesin dhe e keni ndërtuar marrëveshjen me kryeministrin Tzipras, dhe e keni konsoliduar! Kjo marrëveshje (e Prespës), për mendimin tim, duhet të shërbej si model dhe motivim, për rregullimet e tjera në Ballkanin Perëndimor, dhe ky është kuptimi i Forumit të Dialogut të Prespës, të cilin e organizoni ju (Zoran Zaev) së shpejti!”, tha sot nga Pallati Elysee presidenti i Francës Emanuel Macron! Presidenti Macron ka fol sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për rolin që do ta ketë Franca në rajonin e Ballkanit Perëndimor!”, transmeton TV21.

LEXO EDHE:
Macron i mprehtë: Pa humbur kohë, Maqedonia duhet të nisë negociatat me BE-në

Macron për zgjidhje të baraspeshuar Maqedoni-Bullgari, ofron veten në dialog
Zaevi pas takimit me Makronin: Qershori është mundësia e vërtetë – dialogu sjellë zgjidhje

TË NGJAJSHME