Macron i mprehtë: Pa humbur kohë, Maqedonia duhet të nisë negociatat me BE-në

TË FUNDIT

Presidenti francez, Emanuel Macron ka përshëndetur përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në realizimin e reformave dhe ka deklaruar, se ajo meriton nisjen e negociatave qasëse me Bashkimin Evropian, pa humbur kohë.

“Marr parasysh reformat e rëndësishme që janë ndërmarrë nën drejtimin tuaj, që nga viti 2017. Shteti juaj, e meriton, pa humbur kohë, nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian”, tha Macron, transmeton TV21.

Ka premtuar, se “Franca do të jetë partner i kujdesshëm dhe dashamirës” i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, ai ofroi veten edhe në dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e kontestit mes tyre./TV21

TË NGJAJSHME