Franca e gatshme të ndihmojë në arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme rreth Nagorno Karabahut

TË FUNDIT

Franca bëri të ditur se është e gatshme të ndihmojë që të arrihet zgjidhje e qëndrueshme dhe e balancuar për të gjitha palët në konflikt rreth Nagorno Karabahut.

Moska bashkëkryeson me grupin ndërkombëtar që e ndjek kontestin për Nagorno Karabahun me Uashingtonin dhe Parisin, por ata nuk ishin përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar nga Rusia, Armenia dhe Azerbajxhani për përfundimin e luftimeve gjashtëjavore rreth enklavës.

Kabineti i presidenti francez Emanuel Makron bëri të ditur se është përpjekur ta bindë kryeministrin armen Nikolla Pashinijan.

Makroni, gjithashtu, ka thirrur takim të agjencive për ndihmë dhe anëtarët kryesor të diasporës t’i vlerësojnë nevojat humanitare të Armenisë.