Frajburg, dënohen refugjatët të cilët në grup përdhunuan një 18-vjeçare

TË FUNDIT

Njëmbëdhjetë të akuzuar, sot u dënuan për përdhunim në grup të një vajze 18 vjeçare në Frajburg, në jug të Gjermanisë, pas gjykimit që zgjati më shumë se një vit.

Dënimi maksimal është pesë vjet e gjashtë muaj burg, tha kryetari i këshillit gjykues. Përdhunimi ka ndodhur në muajin tetor të vitit 2018, kur burrat, kryesisht refugjatë, gjatë asaj kohe ishin në moshën në mes 18 dhe 30 vjeç.

Ata u shpallën fajtorë për përdhunimin e studentes 18 vjeçare pranë klubit natës dhe për mosdhënien ndihmë asaj gjatë sulmit seksual, i cili zgjati dy orë e gjysmë.

Refugjatët i mohuan akuzat ose nuk pranuan të flasin.

Prokurorët kërkuan dënime me burg për tetë të akuzuarit, që u arrestuan gjatë kohës së gjykimit, dënime me kusht për dy të tjerët që nuk ndihmuan vajzën e re, dhe vendim për liri të akuzuarit të fundit.

Avokatët e mbrojtjes kërkuan lirim për të gjithë 11 imigrantët e akuzuar.