Këta janë dy helikopterët Agusta Bel të njësisë së aviacionit pranë MPB-së. Bëhet fjalë për dy helikopterë multifunksional. Si duket fluturimi, për çfarë përdoren, edhe ekipi i TV21 fluturoi në 300 metra lartësi, shihni se si po duket.
Pilotët i bëjnë përgatitjet e fundit para fluturimit. Shiu nuk ishte problem për fluturimin tonë, për shkak se helikopterët e policisë përdoren piikërisht në kushte të tilla, për aksione në terren të vështirë për t’u arritur dhe në kushte të këqija të motit.
Nëse në 2015 në funksion ishte vetëm një helikopter, tani policia i ka katër. Dy janë multifunksional, një për trajnime dhe fluturime për trajnim ku mund të mjekohen deri 9 persona të lënduar ose të transportohen automjete ose automjete të tjera deri në 4 tonë.
“Kjo është përparësia më e madhe, për shkak se me të mund të mbushim karburant dhe të mbetemi në një vend deri në 8-9 orë dhe të punojmë pa ndërprerje.”- deklaroi Komandant i Njësisë Së Aviacionit.
I kënaqur u shpreh edhe ministri.
“Njësia i plotëson të gjitha performancat e punës sipas nevojave strategjike të ministrisë sonë, sidomos na gëzon fakti që kjo njësi e respekton barazinë gjinore, përkatësisht mund të lavdërohemi se kemi edhe një pilote.”- tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Helikopterët ndihmojnë për shpëtimin e jetëve, për aksione të veçanta të njësive, ndërsa në të ardhmen edhe për nevoja mjekësore.
“Të kompletojmë një ekip të tërë të MPB-së me pajise të tërësishme në një helikopter dhe patjetër një ekip nga Ministria e shëndetësisë për transport për nevoja mjekësore në shtet, që do të jetë për herë të parë në RMV, jo prej tani, por për herë të parë që nga ekzistimi i kësaj njësie për 54 vjet.”- pohoi Oliver Spasovski, Ministër I Brendshëm.
Këtë vit është blerë pajisje shtese me të cilën helikopterët do të kyçen për nevoja eventuale për shuarjen e zjarreve pyjore me pajisje më moderne.
Fluturimi ynë mbaroi me sukses edhe në kushte të këqija të motit. Ushtari amerikan dhe pilot Çak Jeger ka thënë: Pilotët më ët mirë fluturojnë më shumë se të tjerët, andaj janë më të mirë: Të tillë janë edhe tonët. Fluturojnë vazhdimisht, ndërsa po i lëmë në bazën Idrizovë me shpresë për qiell të qetë, për shkak se për ta fluturimi është më shumë, jo vetëm punë dhe sport.