Mbahet konferenca botërore e internetit

TË FUNDIT

Rreth 1 800 pjesëmarrës, përfshirë zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, kompani globale të internetit, ekspertë dhe studiues, morën pjesë në ceremoninë e hapjes hapjes së Samitit të Wuzhen-it të Konferencës Botërore të Internetit 2026, të zhvilluar të martën paradite në Wuzhen, në provincën Zhejiang të Kinës Lindore

Kryeministri i Kinës, Li Qiang, bëri thirrje të martën që zhvillimi i internetit të përqendrohet më shumë te njerëzit, në një kohë kur inteligjenca artificiale (AI) po përparon me ritme të shpejta.

Duke vënë në dukje që Konferenca Botërore e Internetit është organizuar për 13 vjet radhazi, kryeministri Li theksoi se, pavarësisht përparimit të shpejtë teknologjik, një pyetje themelore vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së përbashkët: Si mund t’i shërbejë interneti më mirë njerëzimit?

Sipas tij, interneti po kalon nëpër një transformim inteligjent dhe një hap thelbësor, ndërsa integrohet gjithnjë e më shumë me inteligjencën artificiale dhe teknologji të tjera.

Li theksoi se në botën e sotme është gjithnjë e më e rëndësishme që zhvillimi i internetit t’i vendosë njerëzit në qendër, me synimin përfundimtar nxitjen e zhvillimit të gjithanshëm të njerëzve. Ai u shpreh që teknologjitë e internetit duhet të forcojnë aftësitë e njerëzve, të zgjerojnë mundësitë e tyre të zgjedhjes, të vlerësojnë rolin e njeriut dhe të përmirësojnë mirëqenien, në vend që t’i bëjnë njerëzit të varur nga teknologjia apo të thellojnë pabarazitë në zhvillimin njerëzor.

Duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta në hapësirën kibernetike, Li tha që Kina do të vazhdojë të nxisë inovacionin përmes hapjes, të promovojë transferimin e teknologjisë dhe ndarjen e njohurive, si edhe të bashkëpunojë me vendet e tjera për të krijuar një ekosistem të hapur, gjithëpërfshirës dhe dinamik të inovacionit digjital.