Menjëherë pas ndarjes së Çmimeve Pulicer për gazetari në Nju Jork, u bë e ditur se njëri prej laureatëve, gazetari Rob Kuzni, vitin e kaluar kishte vendosur të lë gazetarinë, për shkak se me pagën e tij nuk kishte arritur të mbulonte shpenzimet e jetës.
Njëri nga fituesit e sivjetmë të Çmimit Pulicer për gazetari, Rob Kuzni, ka vendosur të lë gazetarinë, ngase me pagën e tij nuk ishte në gjendje të mbulojë shpenzimet.
Siç njoftoi portali amerikan, Slejt, Kuzni, fitues i Çmimit Pulicer në kategorinë e raportimit lokal, ishte larguar vitin e kaluar nga gazeta Dejli Briz, nga Torensi në Kaliforni, në të cilin kishte botuar artikuj hulumtues për korrupsionin në shkollat lokale, për ç’gjë edhe u shpërblye me Çmimin Pulicer.
Kuzni filloi punën si ekspert për marrëdhënie me opinionin në një fondacion në Universitetin e Karolinës Jugore dhe kishte konfirmuar se me keqardhje ka lënë gazetarinë, por se këtë e ka bërë për shkak se paga në gazetë ishte tejet e vogël dhe se mezi i mbulonte shpenzimet mujore me të.
Çmimet Pulicer u ndanë të hënën në mbrëmje, gjatë ceremonisë në Universitetin Kolumbia, në Nju Jork. Tri Çmime Pulicer i fitoi gazeta prestigjioze, Nju Jork Tajms, në kategoritë e hulumtimit ndërkombëtarë, për tekstet për sëmundjen e Ebolas në Afrikë dhe për foto-montazhë. Gazeta Los Anxheles Tajms fitoi dy Çmime, në kategorinë e reportazhit dhe kritikës televizive./21 Media
